Shtëpia e Bardhë i ka sytë nga Shqipëria e kjo sipas kryeministrit Edi Rama konfirmohet me vizitën që ka planifikuar këtë të dielë Zëvendës Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit Victoria Nulland.
Duke iu përgjigjur intereisit të medias pas punimeve të Samitit të NATO-s, Kryeminsitri Edi Rama ndërsa e cilëson Nulland si ?zonjë e hekurt? nga Washingtoni, tha se ky është një tregues i vëmendjes që i kushtojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës Reformës në Drejtësi.
Kryeministri Edi Rama foli edhe për plan B për draftin e Reformës në Drejtësi
?Ardhja e zonjës hekur nga Ëashingtoni është një tjetër sinjal shumë i rëndësishëm për shqiptarët se çfarë rëndësie të madhe i kushton Shtëpia e Bardhë, çfarë rëndësie i kushton qeveria amerikane reformës në drejtësi dhe se çfarë fitojmë dhe çfarë humbim duke e votuar, ose duke mos e votuar reformën në drejtësi, jo vetëm si ambicie për të përmbysur një sistem të kalbur e për të ngritur një sistem drejtësie që shqiptarët e meritojnë, por dhe në kuptimin se çfarë do të jetë nesër Shqipëria në sytë e SHBA-ve, nëse nuk do të jetë në gjendje të kalojë reformë në drejtësi,? ? u shpreh Kryeministri, ndërsa shtoi se ?jemi në zhvillim të planit B që është ecja përpara me draftin në parlament. Ju po pyesni për C- në, por C-ja vjen pas B-së.??
Kryeminsitri foli edhe për punimet e Samititi të NATO-s në të cilin u morën dhe vendime shumë të rëndësishme që lidhen me stabilitetin dhe sigurinë në hapësirën euroatlantike e ku në të cilin u vlerësua roli i Shqipërisë.
Në Samit, nënvizoi Kryeministri, riafrimuam se Shqipëria i qëndron të gjitha angazhimeve të saj në kuadër të detyrimeve të NATO-s, ndërsa vendi ynë do të dyfishojë prezencën në Afganistan.
?Samitet e NATO-s kanë një karakteristikë që janë mbledhje të mëdha, por shumë konkrete, me objektiva të qartë, me vendime të qarta dhe me monitorim strikt të vendimeve të marra. Në këtë kuptim, ky ishte një samit me rëndësi për shumë tema, por mbi të gjitha ishte një samit ku roli i Shqipërisë së vogël u vlerësua maksimalisht e kjo më bën shumëkrenar.?