Te paguash qerane dhe tatimin e saj - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-19 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mund të duket e çuditshme por një biznes i cili merr një ambient me qira, edhe pse shpenzon për godinën që merr, paguan dhe tatimin në burim për pronarin. Nebije Braçaj mbajti për 9 muaj me qira këtë dyqan dhe më pas e mbylli pasi taksat e larta e nxirrnin me humbje. 57-vjeçarja shprehet se nga qiraja që paguante në fakt fitonte pronari i dyqanit, por taksën prej 15% të vlerës së qirasë e derdhte ajo. Kontabilistja Shpresa Ismaili sqaron se rastet e tilla nga subjekte që paguajnë tatimin në burim për llogari të atij që ka pronën janë të panumërta. Ajo kërkon që të ndryshohet ligji pasi shpesh ka një përplasje mes atij që ka pronën dhe qiramarrësit. Në fakt në deklaratë shprehet qartë që tatimin për qiranë e paguan subjekti që bën biznes. Kontabilistët thonë se tatimet e bëjnë këtë pasi e kanë më të lehtë të identifikojnë personin që tregton e të mbledhin taksën. Emri i pronarit edhe po te rezultoje debitor të drejtoria e tatimeve nuk mund të ketë asnjë penalitet për shkak se ai nuk ka një biznes të hapur. Por ne rastin që është një ndërmarrje private dhe nuk paguan këtë taksë ajo gjobitet. nëse me pas biznesi kërkon të bëjë mbylljen ai nuk e merr ccertefikatën e ccregjistrimit pas rezulton me detyrime.

Easy Viral Banner Traffic