http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria si vend anëtar i NATO-s është e angazhuar per vendosjen e sigurisë ne Afganistan dhe do te dyfishoje trupat e saj ne këtë vend. Kryeministri Edi Rama, duke folur ne ditën e dyte te punimeve te samitit te krerëve te shteteve dhe qeverive te NATO-s ne Varshave, qe pati ne fokus Afganistanin, përsëriti rëndësinë e stabilitetit per qytetaret e ketij shteti. Ai kujtoi se prej vitesh Shqipëria eshte e pranishme atje ne kuadër te misionit te NATO-s. Përveç Afganistanit, përfaqësuesit ne samit, do te diskutojnë edhe per situatën ne Irak dhe ne Ukraine. Presidenti amerikan Obama ka kërkuar qe te luftohen talebanet dhe grupet ekstremiste ne Afganistan dhe ato ne Lindjen e Mesme. Persa i përket Irakut, theksi do te vihet tek trajnimi i forcave lokale. Ne diten e pare te samitit u miratua dislokimi i katër batalioneve shumëkombëshe ne tre shtete Balltike dhe ne Poloni per t?iu përgjigjur kërcënimit nga Rusia. Samiti i Varshaves konsiderohet si me i rëndësishme per Aleancën qe pas Luftes se Ftohte. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka deklaruar nevojen e perballjes me kërcënimin e sigurisë, përfshire sulmet kibernetike dhe ekstremizmin e organizata si Shteti Islamik.