Report TV - Presidenti, Moisiu: Duhet të zgjidhet nga populli,jo figurë pazaresh politike

2016-09-19 1

?Kryetari i shtetit është një pozicion që duhet të zgjidhet nga populli dhe jo të kthehet në një figurë me të cilën bëhen pazare politike?.

Kjo është deklarata e ish Presidentit Alfred Moisiu gjatë një vizite në Shkodër, ku foli edhe për ngërçin e krijuar nga bllokimi i Reformës në Drejtësi.

?Unë personalisht kam qenë me kohë që Presidenti të zgjidhet nga populli,pasi mënyra sesi zgjidhet ai është kthyer në një pazar politik. Mënyrën sesi duhet të zgjidhet Presidenti duhet ta japë populli, pasi ai nuk të zgjedh nëqoftëse ke probleme që nuk i shtojnë përshtat një figore siç duhet të jetë kryetari i shtetit? tha Moisiu.

Moisiu e quajti gjithashtu të domosdoshëm kalimin e reformës si një mundësi e rëndësishme për integrimin e vendit tonë.

?Reforma në Drejtësi është më e rëndësishmja e jona sepse po nuk pati drejtësi nuk ka as shtet. Është bazike për të ardhmen e vendit tonë? tha ai.

Nga ana tjetër ish-Presidenti foli edhe për rëndësinë e rishikimit të Kodit Zgjedhor si një mundësi që shqiptarët të heqin dorë nga partitë politike dhe të vlerësojnë programet më të dobishme për ta.

?Ka nevojë që kodi zgjedhor të ndryshohet dhe ti përshtatet kushteve të reja. Nuk mund të votojë më populli shqiptar pas perivahit, por duhet të votojë për programin dhe duhet të heqë dorë e majta dhe e djathta, ndonëse jo me lehtësi, por masa kryesore duhet të shikojë kush ka program më të mirë? përfundoi Mosiusiu.

Këto deklarata të ish Presidentit Moisiu vijnë në prag të përfundimit të afatit për të miratuar Reformën në Drejtësi si dhe nga nisma legjislative e marrë nga disa deputetë të parlamentit shqiptar, të cilët synojnë miratimin e ligjit të zgjedhjes së Presidentit nga populli.