Plot 475 kg lënde narkotike e llojit kanabis sattiva është sekuestruar nga policia pasditen e kësaj të premte në Portin e Durrësit. Droga është gjetur në një kamion që udhëtonte drejt qytetit italian të Ankonës.
Menjëherë pas zbulimit të drogës, policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e kamionit, ?Mercedez- Benz?, me targa AA 283 Mz. Sipas policisë, drejtuesi i kamionit po udhëtonte i vetëm drejt Italisë, ndërsa po hetohen lidhjet e tij me persona të tjerë.
Ndërkaq policia tha se lënda narkotike, mësohet se është zbuluar gjatë kontrollit rutinë me skaner. Ajo mësohet se ishte vendosur në një shtresë dyfishe të kamionit, me qëllim për t?i shpëtuar kontrollit të policisë dhe të doganës në Port.
Droga e llojit kanabis sattiva është gjetur brenda një kamioni të ngarkuar me mobilie, i cili kishte si destinacion qytetin e Ankonës në Itali.
Ndërkaq burimet thanë se po hetohet edhe për përshirjen e personave të tjerë në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.