Formula e kompromisit të PD: Vetingu ka ngjyrime politike, por propozimi garanton balancën

2016-09-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike prezantoi formulën e kompromisit për reformën në drejtësi, që në gjykimin e saj zgjidh plotësisht përzgjedhjen e 12 anëtarëve të komisionerëve të Vetingut. Oerd Bylykbashi, tha se kjo është rruga me e mirë për kompromis, ndërsa sipas tij mbron Komisionerët e Vetingut nga etiketimet poltike. Ai dha shpjegime edhe për rolin e ndërkombetareve për të cilin tha se kjo formule nuk e prek aspak.
Partia Demokratike, sqaroi në detaje formulën e propozuar si rrugë zgjidhje për Miratimin me Konsensus të Reformës në Drejtësi.
Për zgjedhjen e 12 komsionereve të komsionit të përkohshëm të kualifikimit, i njohur si Veting, demokratë propozojnë një formulë me 6 hapa. Hapi i parë është shpallja e Vakancave, proces që iniciohet nga President i Republikes apo si alternativë qëndron dhe Avokati i Popullit. Pas shpallje së vakancave, dosjen e aplikantëve në fund të fatit presidenti ia përcjellë Gjykatës Kushtetuese.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-prezanton-propozimin-per-komisioneret-e-vetingut-ja-hapat-qe-do-ndiqen/