“Human” edhe në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-19 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndjesi në lëkura, sekse dhe mendje të ndryshme. Emocione, vrasje, dashuri, te gjitha të rrëfyera nën një sfond të zi. Mimika e personave ndryshëm e rrëfen këtë përmes një rrugëtim artistik që është mirëpritur në të gjithë botën. Dikush e ka njohur dashurinë përmes dhunës, e dikush përmes nënës së atyre që ka vrarë. Intervista në burgje, nën një çadër ku 7 gra ndajnë të njëjtin burrë dhe janë të lumtura, por edhe shumë rrëfime të tjera i gjeni në filmin dokumentar human. Koncepti regjisorial duket i thjeshte, minimalist për disa. Nuk ka pyetje, por rrëfimet ndërthuren bukur me muzikën dhe peizazhin e diversitetin e kulturave që përcjellin vetë të intervistuarit. ?Human? do të transmetohet pa asnjë pagesë sot në ora 18.00 në kryeministri dhe të nesër në mbrëmje ju pret tek reja.

Free Traffic Exchange