Report TV - Reforma në drejtësi, Bylykbashi sqaron formulën e re të PD

2016-09-19 0

Ashtu siç ishte paralajmëruar Partia Demokratike ka qartësuar për publikun formulën e propozuar për zgjedhjen e 12 komisionerëve të vetingut, e cila vjen në përputhje me Komisionin e Venecias. Oerd Bylykbashi, i cili bashkë me ekspertë të PD që propozojnë këtë formulë, sqaroi hapat që do të ndiqen në këtë proces.

Sipas tij fillimisht shpallen vakancat nga Presidenti apo Avokati i popullit e më pas një trupë prej 3 anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese e zgjedhur me short, vlerëson kandidatët dhe i përcjell propozimet komisionit ??ad hoc?? prej 12 anëtarësh.