Ora News – Ndihma ekonomike, shmangen pagesat “cash”, financimi në qendra

2016-09-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria ka gati një skemë të re për përfitimin e ndihmës ekonomike. Përpara impelemtitmi të saj, ministria e Mirëqënies Sociale do të bëjë verifikim të listës ekzistuese të pagesave të paaftësisë për të nxjerrë jashtë saj abuzuesit. Skema e re synon të reduktohen pagesat ?cash? tek familjaret per shkak te abuzimeve te konstatuara dhe paratë të shkojnë drejt qëndrave ku kjo kategori përfiton trajtim të specializuar.
Qeveria do të kryej një tjetër ?skanim? në skemën e personave që përfitojnë ndihmë ekonomike për të ndërtuar një databasë qëndor dhe për të larguar nga skema abuzuesit.
Klosi: Po punojmë dhe jemi tashmë në fazën e realizimit të një databese qendror me të gjitha dosjet e këtyre personave për të pasur mundësinë që të rishikojmë dhe nje herë skemën nga shumë abuzime.
Pas kryerjes së këtij verifikimi, Ministria e Mirqënies Sociale ka gati skemën e re të përfitimit të pagesave të paaftësisë. Ndër të tjerash kjo skemë synon reduktimin e pagesave ?cash? që mund të shfrytëzohen nga familjarët e personave me aftësi të kufziuara dhe adresimin e tyre drejt qëndrave sociale për përfitimin e shërbimeve të specializuar për këtë kategori.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndihma-ekoniomike-shmangen-pagesat-cash-financimi-ne-qendra/

Free Traffic Exchange