Manjani lumë kritikash për hipotekat - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në mbledhjen e përvitshme me Agjencinë e Kompensimit të Pronave, Hipotekat e Noterët, ministri i drejtësisë Ylli Manjani, kritikoi ashpër mungesën e bashkëpunimit mes tyre. Për ngërçin që ka mbërthyer ALUIZNIN e hipotekat, ministri i drejtësisë tha se nuk do të ngurojë të pushojë nga puna cilindo që abuzon me ligjin. Mungesën e bashkëpunimit mes dy institucioneve Manjani e quajti të patolerueshme, ndërkohë që zvarritjen e praktikave për pronën e qytetarëve e konsideroi krim ndaj shtetit.?Dua t?u përgëzoj për masën që keni marrë, duke zbatuar në fund të fundit legjislacionin e shtetit, por këta dy muaj duket sikur ka një ngecje. Nuk më pëlqen të drejtoj gishtin e fajësisë dhe po qe nevoja do ta bëj siç e kam bërë. Nuk e kuptoj pse ka më shumë se dy muaj që zgjaten afatet në shërbim. Edhe nëse nuk zgjidhet çështja, qytetari dhe institucioni përkatës duhet të marrë një përgjigje. Është e papranueshme të thuhet nuk vjen shkresa. Mungesa e komunikimit,arroganca dhe zvarritja është korrupsion. Një gjë të tillë unë nuk do ta lejoj. Nuk do të kem mëshirë për të pushuar përgjegjësit.?Pa zgjidhjen e çështjes së pronave nuk mund të ketë zhvillim ekonomik tha ministri i drejtësisë.?Shqetësimi që vjen nga Agjencia e Kompensimit të Pronave është i papranueshëm. Kam verifikuar vetë pronarë të konfirmuar nga të gjitha vendimet që prej dy vitesh nuk merr përgjigje, ky është banditizëm, prona e lirë duhet të jepet menjëherë. Nuk ka zhvillim ekonomik po nuk u zgjidh çështja e pronësisë. Pronari i njohur nga shteti shqiptar duhet të marrë pronën??.Më tej Manjani u ndal tek shërbimet që ofron noteri. Ai kërkoi nga hipotekat dhe ALUIZNI që në çdo rast t?i ofrohet shërbim në kohë, kur zyrat noteriale kërkojnë të dhëna nga këto dy institucione.

Free Traffic Exchange