http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda së njëjës familje është bilanci i 2 aksidenteve të ndodhura në harkun e pak orëve mbrëmjen e së enjtes në aksin Shkodër- Koplik. Ngjarja e rëndë ndodhi ne mbrëmje, kur Kadri Kazma 55-vjeç nga fshati Grizhë po kalonte rrugën. Ai u përplas nga një autoveture me drejtues Enver Zekan. Për shkak të plagëve të marra 55-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën lëvizte makina. Por vetëm pak minuta pas kësaj ngjarjeje, një tjetër aksident ka ndodhur në të njëjtin aks. Rreth orës 21.45 janë përplasur 2 automjete, ndërsa në aksident është përfshirë edhe vëllai i viktimës së aksidentit të parë, i cili po udhëtonte si pasagjer drejt spitalit të Shkodrës. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.