Report TV - Titujt e pronësisë, Manjani: ALUIZNI dhe Hipoteka të bashkëpunojnë

2016-09-19 0

Ministri i Drejtësisë ka organizuar sot një konferencë me Përmbaruesit, Hipotekat, ATP dhe ALUIZNI. I indinjuar mbi ngërçin që po karakterizon komunikimin midis këtyre dy institucioneve dy muajt e fundit Manjani u shpreh se kjo është e patolerueshme dhe se ai nuk do të ngurojë të pushojë nga puna cilindo që abuzon me ligjin e shtetit shqiptar.

??Dua tu përgëzoj për masën që keni marrë duke zbatuar në fund të fundit legjislacionin e shtetit, por këta dy muaj duket sikur ka një ngecje. Nuk më pëlqen të drejtoj gishtin e fajësisë dhe po qe nevoja do ta bëj siç e kam bërë. Nuk e kuptoj pse ka më shumë se dy muaj që zgjaten afatet në shërbim. Edhe nëse nuk zgjidhet çështja qytetari dhe institucioni përkatës duhet të marrë një përgjigje. Është e papranueshme të thuhet nuk vjen shkresa. Mungesa e komunikimit,arroganca dhe zvarritja është korrupsion. Një gjë të tillë unë nuk do ta lejoj. Nuk do të kem mëshirë për të pushuar përgjegjësit??, është shprehur Manjani.

Manjani më tej vuri theksin tek respektimi i afateve dhe i ligjit duke u shprehur: ??Respektimi i afateve është kërkesa ime e domosdoshme. Nuk dua më vendime gjyqësore që nuk zbatohen. Si është e mundur që të vinë njerëz në Ministrinë e Drejtësisë me vendime gjykatash që nuk zbatohen? Askush nuk ka të drejtë të diskutojë vendimin e gjykatës, duhet thjeshtë ta zbatojë??.

Sa i përket çështjes së pronave, ministri i mëshoi faktit se pa u zgjidhur ky problem sipas legjislacionit nuk mund të ketë zhvillim ekonomik. Ai u shpreh: ??Shqetësimi që vjen nga Asgjencia e Kompensimit të Pronave është i papranueshëm. Kam verifikuar vetë pronarë të konfirmuar nga të gjitha vendimet që prej dy vitesh nuk merr përgjigje, ky është banditizëm, prona e lirë duhet të jepet menjëherë. Nuk ka zhvillim ekonomik po nuk u zgjidh çështja e pronësisë. Pronari i njohur nga shteti shqiptar duhet të marrë pronën??.