Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka i ka kërkuar përsëri kryeministrit Rama që të bëjë publik burimin e 80 mijë dollarëve për foton me presidentin Obama. Në një dalje për mediat nga selia blu, Paloka tha se dyshimet janë për para droge ose aktiviteti kriminal, cka e rëndon edhe më shumë pozitën e Edi Ramës në këtë skandal.
Deklarata e Edi Palokës
Prej një jave Edi Rama gjendet nën akuzë se ka financuar një krim federal në Amerikë, dhe ai nuk jep asnjë shpjegim.
Bilal Shehu, taksisti i New Jersey e ka pranuar se 80 mijë dollarëshi që ka paguar në fushatën e Obamës, për ti mundësuar Ramës një takim dhe një foto me presidentin amerikan, i ka ardhur nga jashtë. Nga një burim i huaj. Nga Shqipëria.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-rama-te-tregoje-burimin-e-80-mije-usd-dyshime-se-jane-para-droge/