Report TV - Baleti “Monger” ringjitet në TKOB në 9 dhe 10 korrik

2016-09-19 4

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka zgjedhur për të ringjitur në skenë një nga shfaqjet më të bukura të sezonit artistik, baletin ?Monger? të koreografit të njohur izraelit Barak Marshall. ?Monger? u ngjit premierë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Maj të këtij viti dhe mori vlerësime për lëvizjet, teatralitetin, muzikën e bukur dhe të veçante me motive që nga xhipsi, Balkan Beat Box deri tek ajo klasike me Handelin e Verdin.

Trupa e baletit shqiptar për herë të parë pati një bashkëpunim special me një nga koreografët më të njohur në të gjithë botën për baletin modern. Koreografi Marshall ka bashkuar imagjinatën e tij me energjinë e balerinëve Loreta Bala, Rovena Shqevi, Ledia Sulaj, Amela Prifti, Tea Ajazi, Dion Gjinika, etj. Dramatikisht provokativ, surreal e argëtues baleti ?Monger? do t?i shfaqet publikut i pasuruar me nota të larta humori.

Baleti ?Monger? do të ngjitet në skenë në datat 9 dhe 10 korrik, ora 20, duke shënuar edhe mbylljen e sezonit artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Free Traffic Exchange