Report TV - Në pranga grupi i kokainës që furnizonte klientët VIP në Tiranë

2016-09-19 5

1.3 Kilogram Kokainë, 42 gram kanabis, 12.800 euro dhe 7 persona të arrestuar në flagrancë është bilanci i operacionit të koduar ?Seven? nga policia e Kryeqytetit.

Pjestarë të këtij grupi të konsideruar si një ndër furnizuesit kryesorë të bareve e lokaleve ?Vip? në tiranë përbëhej nga Mikel Mitri, Enea Mitri, Donjet Zaloshnja, Selim Rama, Aurel Kafeja, Indrit Barci dhe Llazar Buhani.

Të shtatë këta shtetas tashmë janë prangosur dhe janë nën akuzë për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve në bashkëpunimi.

Për të arritur deri në identifikimin e këtij grupi kriminal policia ka hetuar prej më shumë se 3 muaj disa prej pjestarëve të drogës të cilët për tu shmangur pikasjes zgjidhnin takimin me klientët në tualete, lulishte dhe rrugë lagjesh kryesisht në qendër të Tiranës.

Ndërkohë në cilësinë e provave material janë sekuestruar dy peshore elektronike, 3 automjete dhe 15 telefona celularë të cilat do të ekzaminohen për të identifikuar klientët e këtij grupi bashkëpunëtorët dhe mënyrën se si ata siguronin kokainën.

Ndaj këtij grupi do të kryhet dhe hetim pasurorë thanë për ReportTv burime pranë akuzës ndërsa Kokaina e sekuestruar dyshohet se është pjesë e një sasie prej 5 kilogram që ky grup ka siguruar disa muaj më parë dhe e ka shitur në tregun e kryeqytetit.

Në vlerë tregu sasia e sekuestruar e Kokainës arrin në më shumë se 100 mijë euro e ndarë në doza dhe 7 të arrestuarit e siguronin atë jashtë vendit duke e shkëmbyer me hashash.

Free Traffic Exchange