"Lot me ty or djale (eja o shoku yne)" kenduar ne Festivalin e 26-te te Kenges ne " /> "Lot me ty or djale (eja o shoku yne)" kenduar ne Festivalin e 26-te te Kenges ne "/>

(INTERVAL MUZIKOR) KOZMA DUSHI - "Eja o shoku yne" - Kinematografia Shqiptare

2016-08-12 2

KOZMA DUSHI
"Lot me ty or djale (eja o shoku yne)" kenduar ne Festivalin e 26-te te Kenges ne RTVSH.
Muzika:Vladimir Kotani
Teksti:Arben Duka.
________________________
Ka lindur ne Berat me 23 gusht 1954.
Një këngëtar shume i mirenjohur sidomos per brezin e viteve `80-te. Nje beratas i dashuruar marrëzisht me këngën. Qytet i njohur që në lashtësi si vend i qytetëruar, ku bota e sotme i kthen sytë me kureshtje, respekt, habi. Eshte qyteti i lindjes qe fali zërin. Qe ne fillim aktivizohet me Shtëpinë e Pionierit te ketij qyteti ashtu sic ishte e kohes ne cdo qytete ku keto shtepi zbulonin dhe nxirrnin talente ne fushat e ndryshme te artit. Mbaron shkollën e mesme për zootekni-veterineri, e me pas fiton të drejtën e studimit në Akademinë e Arteve ne Tirane, per kengetare, te cilen e perfundon suksesshem ne vitin 1984 duke marre diplomen. Kengetari i shquar i muzikes se lehte fillon te punoj në Estradën Profesioniste të Beratit, aktiviteti i artistik i te cilit është i mbushur me mbresa të pashlyeshme. Ne vitin 1985 punësohet në Ansamblin e Shtetit, ku ne fakt kendonte dhe më parë. Pjese perberese e atij Ansambli ishin këngëtarë shumë të njohur dhe që ende dhe sot janë potentë si Irma Libohova, Ema Qazimi, Luan Zhegu e të tjerë dhe aktorë si Vasillaq Vangjeli. Pra mes ketyre emrave dhe artistëve të tillë potentë kishe se çfarë të merrje dhe çfarë eksperiencash të shkëmbeje.
Aktivizimi ne Festivalet e Kenges ze fill ne vitin 1976 ne ate te festivalit te 15-të në Radio Televizion në skenën më të bukur, aty ku garojne emrat e medhenj te muzikes se lehte shqiptare.
Ne vitin 1979 gjithsesi ka arritur te fitoje nje cmim me nje kenge te kompozuar nga Avni Mula dhe me tekst të Alfons Zuriqit. Gjithashtu po kete vit del jashte shteti në Greqi me Ansamblin “Butrinti” të Sarandës, duke patur nje eksperience te vecante
Kozma Dushi ka spikatur gjithnje me zerin dhe performancen e tij para mikrofonit te kenges edhe pse nuk ka arritur asnjehere te marre cmim te pare. Ai ka bashkëpunuar me kompozitorë të ndryshëm si me Aleksandër Peçin, Tish Dainë, Alfons Ballicin, Agim Prodanin dhe shumë të tjerë. Pra, kështu Kozma Dushi ka ditur te formje lidhjet. Këngëtari, kompozitori, autori i tekstit, gjejnë njëri-tjetrin në mënyrë të natyrshme. Ndersa ne vitet e tranzicjonit mbas 1990-tes ka punuar me Luan Zhegun, Arben Dukën, dhe me Jorgo Papingjin . Ai sot nuk i pelqene albumet, është kundër . Vete zoti Dushi eshte shprehur se “Këngët e mia janë popullore tashmë dhe nuk kam kohë të tepërt për albume. Albumet duan impenjim, shumë kohë, shumë shpenzime. Unë punoj ritmikisht për këngë të reja. Kur ato i sjell koha, kërkesat. Albumet në përgjithësi bëhen nga këngëtarë që duan të fitojnë emër, duan të rrisin repertorin në mënyrë të përshpejtuar, duan të prezantohen sa më shpejt. Unë i kam kaluar këto barriera, bile në moshë të re. Albume për mua janë këngët e mia që dëgjohen gjithandej dhe pse nuk janë të sistemuara në albume”
Aktualisht jeton ne Tirane.
________________
Ndertoj me pershtatje “ K. Sh” – Gusht 2016
Burimi: Online, gazeta shqiptare dhe intervista te ndryshme te dhene nga kengetari.