(YJE TE SKENES) MET BEGA - Kinematografia Shqiptare

2016-08-09 1

HOMAZH !
MET BEGA (1946 - 2015)
HOMAZH PER AKTORIN E MADH TE HUMORIT
Tre skece, te nxjerra nga karriera e gjere artistike e nje humoristi te shquar, nje homazh nga "Kinematografia Shqiptare" per aktorin
Met Bega mban titullin :"Naim Frasheri i Arte" (2010).
______________________
Lindi ne Tirane me 7 gusht 1946. Qe heret dallohet te kete prirje te shkelqyera drejt humorit . Aktivizohet me levizjen amatore te Teatrit te Tiranes. Me talentin e tij te natyrshem, bie ne sy tek drejtuesit e Estrades profesioniste te Tiranes, duke filluar pune tashme si aktor profesioniste.
Me skece dhe gazmore te interpretuara nga ai ne kete estrade behet i njohur gjeresisht tek publiku shqiptar. Me mjaft sukses Met Bega ka qene duke krijuar tipa e karaktere nga shtresat e ulta e te perbuzura te shoqerise, me interpretimin e disa monologeve me tema te ndryshme sociale sikurse edhe me disa dialoge te luajtura me aktoren tjeter Marjana Kondi. Aktrimi i tij ka spikatur per ngjyrimet e theksuara burleske, per bufonaden, tejzmadhimet dhe karikatiruzimet e sjelljes se personazheve, per te foluren karakteristike te permbajtur e ritmike. . Aktori ka interpretuar edhe ne 5 filma artistike ku dallohet ne rolin e nje te porsa martuari ne "Dy here mat" (1986); Lame ne "Tela per violine" (1987); Kusheriri ne "Stola ne park" (1989).
(Burimi: Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / J. Papagjoni - Toena 2009 / f. 41)

Free Traffic Exchange