Report TV - Rama: Reforma s'ka vlerë pa "vettingun" e ndërkombëtarët

2016-07-19 10

Partia Demokratike ka kaluar nga "vendet e rezervuara" tek "vendet e blinduara" është ky komenti i Kryeministrit Edi Rama për propozimin e ri të demokratëve për reformën në drejtësi.

Në statusin e tij në rrjetin social Facebook, nën titullin "Propozim i ri apo avaz i vjetër", kreu i Qeverisë thotë se pa veting larg partive dhe ndërkombëtaret, që anashkalohet krejtësisht nga PD, reforma në drejtësi nuk ka vlerë.

?E them me keqardhje që s'ka asgjë të re në propozimin që Partia Demokratike e quan formulë kompromisi! Por s'mund të pranojmë deformimin konsensual të thelbit të saj, që është garantimi i një procesi rigorozisht profesional e të pavarur nga partitë, për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të komisionit të vetingut të prokurorëve e gjykatësve. Pa vetingun,kjo reformë s'ka asnjë vlerë. Po ashtu, me një veting të bërë nga të zgjedhurit e partive e pa pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të këtij komisioni, përsëri kjo reformë s'ka asnjë vlerë?- shkruan Kryeministri në statusin e tij ku shpreh dhe keqardhjen dhe gatishmërinë për çdo kompromis që nuk deformon thelbin e Reformës në Drejtësi.