Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkimi Europian u kërkon qytetarëve që të mos qëndrojnë të tërhequr përballë dyzimeve që po prodhon politika, por të ushtrojnë presion tek përfaqësuesit e tyre për miratimin e reformës në drejtësi.
Ambasadorja, Romana Vlahutin, ka përcjellë thirrjen e kolegut të saj Donald Lu, që apeloi të rinjtë tu kërkojnë të deputetëve miratimin e reformës, duke dërguar apelin e saj tek i gjithë populli shqiptar.
Vlahutin: Jam duke pritur datën 21 korrik por kam një mesazh për qytetarët, ata duhet të sigurohen që zëri i tyre të dëgjohet, por më së shumti të dëgjohet atë ditë për të miratuar këtë reformë mjaft të rëndësishme për vendin.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-ambasadoreve-te-be-ushtroni-presion-mbi-ligjvenesit-per-drejtesine/