Berisha: Vetingu, pa ndërkombëtaret - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-19 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Para se te niste seance plenare, 140 deputetet e parlamentit morën letrën e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe natyrshëm ajo u be pjese e debatit parlamentar edhe pse kampet politike zgjodhën qasje te ndryshme ndaj mesazhit te diplomatit amerikan. Ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhi te mos i referohet ne asnje moment ambasadorit Donald Lu, duke paraqitur serish propozimin e Partia Demokratike per Vetingun, por mazhoranca i tregoi letrën e diplomatit amerikan, duke i sjelle ne vëmendje se ndërkombëtaret, nuk e mbështesin qëndrimin e opozitës.Sali Berisha: Ju ftoj edhe një herë të arsyetoni propozimin e fundit të PD-së. Një propozim që absolutisht garanton në shkallën më të lartë atë trupë që do të bëjë ?vetting?-un e punonjësve të sistemit të drejtësisë e natyrisht, jua them unë, nuk do të mund të kandidojë asnjë prej tyre që u gjet në konflikt interesi në këto organe.Por debati me i forte mes mazhorances dhe opozitës u zhvillua per grabitjen ne aeroportin e Rinasit, dhe ish-kryeministri Berisha e cilësoi ate një grabitje te bankave ne bashkëpunim me qeverinë.Sali Berisha: Të dashur qytetarë ato janë kursimet tuaja. Mos kujtoni se ata u dobësuan apo humbën gjë. Jo, ata i kanë të siguruara ndaj vjedhin bashkërisht brenda 12 minutave 20 mln euro në zemrën e vendit që duhet të jetë më i sigurti në Shqipëri, por që është bërë vendi më i pasigurtë, pre e akteve terroriste të mirëfillta, jo kundër njerëzve por kundër eurove.Dy kampet politike kane debatuar edhe rreth përgjegjësisë se policisë, per grabitjen ne aeroportin e Rinasit.Sali Berisha: A ka gjë më të paimagjinueshme sesa një polici të lajë duart e të thotë se s?ka të bëjë me sigurinë në aeroport. Po nëse ske të bësh me sigurinë në aeroport atëherë për ty siguria nuk ekziston më.Prej ditësh, debati me i forte ne lidhje me grabitjen ne aeroportin e Rinasit ka qene rreth përgjegjësisë qe ka per sigurinë e aeroportit, policia dhe kompania qe ka koncesionin e aeroportit.