Paralizohet peshkimi në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-19 14

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Problemet nuk kane te mbaruar për flotën e peshkimit në Durrës. Ndonëse disa ditë më parë peshkatarët u lejuan të dilnin për peshkim me anijet e tyre, një vendim i dytë i nxjerrë nga Ministria e Bujqësisë e ndalon sërish daljen për gjueti. Vendimi i ri mban datën 5 korrik dhe kërkon pajisjen e anijeve me sistemin e komunikimit ?Blue-Box?. Ky vendim sanksionon se anijet e peshkimit mbi 12 metra nuk do të lejohen të dalin në det pa pasur në funksion sistemin e identifikimit, i cili verifikohet nëpërmjet Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare. Te revoltuar nga kjo situatë, e cila ka paralizuar totalisht flotën e peshkimit, peshkatarët thonë se gjithçka vjen për të zhvilluar tenderë korruptive.Kryetari i Shoqatës se peshkimit, thotë se ky vendim ka sjellë pasoja në furnizimin me prodhime deti të tregut vendas, duke lejuar futjen e peshkut të importit, jo të freskët. Aparatura ?Blue-Box? e cila kushton nga 800 - 2000 mije euro shërben për te mbajtur në monitorim mjetet lundruese dhe për të lokalizuar vendndodhjen e tyre. Pjesa me e madhe e anijeve e kane te instaluar aparaturën në fjalë para vitit 2013, por rivendosja e tyre ne pune kërkon jo vetëm kohe, por edhe kosto të madhe financiare e papërballueshme nga sipërmarrësit e peshkimit.

Free Traffic Exchange