Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një operacion të gjerë antidrogë të zhvilluar në Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe në Bullgari janë arrestuar 30 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 23 të tjerë.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Itali, DEA-n amerikane dhe SELEC kanë finalizuar një ndër operacionet më të gjera kundër narkotrafikut, të koduar ?Ballkan?.
Policia sqaron se mes të arrestuarve janë biznesmenë dhe investitorë në fushën e ndërtimit.
Deri në këtë fazë të operacionit në Shqipëri janë arrestuar 14 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë; në Greqi janë arrestuar 10 shtetas dhe 10 janë shpallur në kërkim, në Maqedoni janë arrestuar 5 shtetas dhe 7 janë në kërkim, në Bullgari është arrestuar 1 shtetas, në Kosovë 4 persona janë shpallur në kërkim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/goditet-grupi-kriminal-i-trafikut-te-droges-ne-ballkan-arrestohen-14-persona/