Deputeti socialist Erion Braçe teksa ka folur në kuvend, ka thënë se përgjegjësi për grabitjen në aeroportin e Rinasit ka kompania koncensioanre.
Ai ka shtuar se, kontrata e koncensionarit e cakton fare mirë përgjegjësinë dhe se Basha e Berisha përgjegjës për kontratën e koncensionarit.
?Së pari, e gjithë marrëdhënia që buron nga aeroporti i Rinasit në raport me institucionet shqiptare rregullohet me këtë kontratë që ka forcën e ligjit. Është votuar në Parlamentin e Shqipërisë, është kontratë mes Shqipërisë dhe koncensionarit. Tenderi për të arritur në këtë kontratë është bërë në 2003, ndërkohë që kontrata mban datën 2004, punimet kanë nisur në 2005, punimet kanë përfunduar në mars të 2007. Marrëdhënia kontraktuale mes koncensinarot dhe kompanisë së sigurisë është lidhur që në vitin 2005. Është rinovuar disa herë, ka mbaruar në 2011 dhe ësHtë rinovuar dhe një vit më përpara. Nëse doni këtë që sapo foli, Berisha, apo atë që keni në parti, kanë qenë prezent, në dijeni të procedurave të kompanisë dhe i kanë miratuar këto kontrata në 2007. Qytetarët për sigurinë ia paguajnë koncensionarit 4 eruo për çdo kalim, e dini kush e garanton këtë gjë? Paragrafi i dytë që i jep të drejtë koncensionarit që të zgjedhë kompaninë në fushën e sigurisë për ta kryer këtë shërbim? tha Braçe.