Report TV - Emërimi Magjistratëve, KLD: Kush refuzon betimin, do përjashtohet

2016-07-19 11

Në një kohë kur ende nuk ka një vendim të formës së prerë nga gjykata për pretendimin e Magjistratëve të cilët kanë paditur Këshilli i Lartë i drejtësisë për mënyrën e emërimit të tyre në detyrë, KLD ka vendosur që të premten të zhvillojë ceremoninë e betimit të 9 gjyqtarëve të ardhshëm.

Burime nga KLD sqaruan për ReportTv se magjistratët që s?do të paraqiten në ceremoninë e betimit atëherë do përjashtohen automatikisht nga sistemi duke humbur të drejtën të jetë gjykatës.

Magjistratët i përkasin grupit 2014-2015 të shkollës së magjistraturës ndërsa ata që kundërshtojnë mënyrën se si u emëruan në rrethe dhe jo në tiranë janë Gentjan Marku në Pukë, Esmerilda Habili në Vlorë, Paulin Cera në Durrës, Lulëzim Hoxhaj në Pogradec, Besmir Stroka në Shkodër, Matilda Fetahu në Elbasan, Hasan Shkreli në Përmet dhe Nertila Kape në Dibër.

Një tjetër pikë e rendit të ditës që do të shqyrtohet në KLD pas betimit të magjistratëve është edhe kërkesë e prokurorisë për vënien në ekzekutim të vendimit për pezullimin nga detyra të gjyqtarit të beratit Shyqyri Cobo të përfshirë në skandalin seksual për të cilin gjykata ka vendosur masë pezullimi.

Free Traffic Exchange