Braho: Tahiri të sqaroje grabitjen - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-19 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teksa ka kaluar një javë nga grabitja e rreth 1 milion eurove në aeroportin e Rinasit, dhe ende nuk ka asnjë të dhënë për grabitësit, Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho i kërkon informacione Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas Brahos, ngjarja e Rinasit, duhet trajtuar në thellësi për shkak se ka cenuar sigurinë e aeroportit të vetëm kombëtar.?Duke qenë se kjo ngjarje ka nevojë për një trajtim dhe analizë më të thelluar dhe informacion më të plotë, u kërkua nga komisioni që të informohet nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme lidhur me gjithë problematikën e mësipërme, duke shmangur çështjet dhe detajet konkrete që janë objekt i hetimit nga organet e prokurorisë. Informacioni do të jetë i disponueshëm vetëm për anëtarët e komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe Kryetarin e Kuvendit.?Kjo kërkesë e Spartak Brahos vjen vetëm pak ditë pas debateve të bëra në Komisionin e Sigurisë mes deputetëve të Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike për grabitjes në Rinas.Deputeti i LSI Luan Rama kritikoi ashpër policinë, duke i kujtuar se ngjarje të tilla Nuk kishin ndodhur as në vitin 1997. Ndërkohë, Prokuroria ka vijuar hetimet për krimin. Ekspertët po vërejnë nëse një nga automjetet e hedhura në liqenin e Shkopetit për të humbur gjurmët, mund të jetë përdorur nga grabitësit në grabitjen në aeroport.