Report TV - Berisha: Grabitja akt terrorist Të bisedojmë për Drejtësinë

2016-07-19 1

Sot është mbledhur séance plenare në të cilën siç pritej ka debate mes pozitës dhe opozitës për dy çështjet kryesore të aktualitetit politik në vend.

Sipas rendit të ditës, pikë kryesore është miratimi i projekltligjit ?Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkëmbimin e informacionit për verifikimin e terrorizmit?.

Ndërkohë, tjetër çështje diskutimi dhe miratimi është Projektligji ?Për kontrollin kufitar?



Ora 12:30 Berisha: Grabitja në Rinas, akt i mirëfilltë terrorist, u morën 20 mln euro
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha teksa ka folur në Parlament ka thënë se grabitja e rreth 1 milion eurove në Rinas është një akt i pastër terrorist.

Ai ka hedhur akuza ndaj qeverisë, pasi, sipas tij, banda që grabiti paratë ëhstë e lidhur me qeveritarët, ndërkohë që shprehu shqëtësimin se krimi po mbizotëron në vend.

?Mazhoranca është e dominuar në çdo qelizë nga krimi. Grabitja është akt i mirëfilltë terrorizmi, është një grabitje e stilit terrorist. Për 12 minuta, banda e armatosur me armë grabiti paratë. Kreu i qeverisë është kreu i Meduzës. Kriminelët ndjehen sot zotur të vendit. Avokati i Ramës, zot në proktetoratin e krimit? tha Berisha.

Ai theksoi se në grabitjen në Rinas u vodhët minimalisht 20 milion euro, ose 85 kilogram euro.

?U nisën nga bankat 115 kilogram euro, pra 30 milion euro të bankës. Nën 20 milion, avionët nuk transportojnë. Janë rrëmbyer 85 kilogram euro, të paktën 20 milion euro. Kjo është vepër e një bande zyrtare qeveritare? tha Berisha.

Duke u ndalur tek çështja e Reformës në Drejtësi, Berisha ka thënë se mazhoranca kërkon që të përjashtojë opozitën nga procesi, por nuk do t?ia dalë dot për të pasur nën kontroll drejtësinë.

?Ju doni të përjashtoni opozitën, pasi doni me çdo kusht që ta keni drejtësinë në duart tuaja, por kurrë nuk keni për ta pasur. Ju ftoj të procedojmë në këtë reformë drejtësie, jo me idenë për ta përjashtuar opozitën, por për të bashkëpunuar me opozitën dhe për të arritur konsensus. Opozita ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, ka bërë gardiane e rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe parimeve të drejtësisë së pavarur? tha Berisha.

Free Traffic Exchange