Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Shkodra ku mori pjesë në një takim me besimtarë myslimanë, imami i Qabes, Salih Al Talib dënoi sulmet terrosite që bëhen në emër të islamit në botë. Teksa vlerësoi bashkëjetesën mes komuniteteve fetare në Shqipëri, Imami i Qabes tha se kush i drejtohet terrorit nuk është besimtar mysliman.
Lidhjet që persona të caktuar i bëjnë sulmeve terroriste me islamin, nuk janë pritur aspak mirë nga përfaqësues të këtij komuniteti, të cilët i kanë dënuar në vazhdimësi këto akte dhune. ?Kush i drejtohet dhunës dhe terrorizmit nuk është mysliman?. Kjo është deklarata që bëri nga Shkodra, Imami i Qabes shejkh Salih Al Talib ku ishte i pranishem në një tribune fetare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sulmet-terroriste-imami-i-qabes-kush-i-drejtohet-dhunes-seshte-mysliman/