Report TV - Manjani: Ndëmjetësimi duhet të futet edhe në shërbimet policore

2016-07-19 0

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk është eficent dhe për këtë është e nevojshme reforma. Ky qëndrim është mbajtur nga kreu i Gjykatës së Lartë Xhezahir Zaganjori gjatë një takimi me dhomën kombëtare të ndërmjetësimit.

Të njëjtin qëndrim ndau dhe Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kur u shpreh se ndërmjetësimi është një sistem alternativ që duhet të aplikohet më tepër pasi në pak kohë ka zgjidhur plot 5000 raste pa i çuar fare palët në gjykatë.

Manjani kërkoi që ky shërbim të futet dhe në komisariatet e policisë në të gjithë vendin duke bërë që konfliktet me qytetarët të trajtohen para se të agravojnë në krime.

Prej vitit 2013 Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve funksionon në Shqipëri në të gjithë vendin dhe ajo trajton një serë çështjesh përfshi ato familjare, civile, tregtare dhe penale mes personave që kërkojnë zgjidhje me pajtim.