Ringrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, superstruktura që do të hetojë krimin dhe korrupsionin elitar në Shqipëri, për llogari të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Superstruktura hetimore, përpos të tjerave, është konceptuar si një qendër e madhe përgjimi në Shqipëri. Sipas draftit të depozituar në Kuvend, Byroja e Hetimit do të ketë një degë të veçantë për përgjimin e njerëzve të drejtësisë dhe politikës. Prokurorët dhe gjyqtarët do të jenë objekt përgjimi, por Byroja përcaktohet si një vend ku ekzekutohen të gjithë urdhrat për përgjim të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme dhe të urdhëruar nga gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe për të ushtruar detyra të tjera të parashikuara në ligj. Pra, përpos njerëzve të drejtësisë, Byroja Kombëtare e Hetimit do të përgjojë për llogari të Prokurorisë së Posaçme, ministra, deputetë dhe funksionarë të niveleve të larta. Ndërkaq, Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia Kufitare, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe të gjitha institucionet e tjera përkatëse shtetërore bashkëpunojnë me kërkesat e ligjshme të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Byroja Kombëtare e Hetimit ka gjithashtu akses në informacionin që përmbajnë bazat e të dhënave me interes, përfshirë Sistemin e Menaxhimit Total të Informacionit (TIMS).
Përgjimi i gjyqtarëve
Pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit do të emërohen një hetues special, i cili do të quhet Oficeri Përgjegjës për Mbikëqyrjen. Oficeri përgjegjës kryen vëzhgimin periodik të telekomunikimeve të kryetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtuesit, prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, oficerëve të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore, si dhe të anëtarëve të afërt të familjeve të personave të mësipërm. Oficeri Përgjegjës raporton çdo informacion që ngre dyshime të arsyeshme për veprimtari korruptive apo kriminale tek një prokuror çfarëdo i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili nuk duket i përfshirë në veprimtarinë e dyshimtë. Oficeri përgjegjës e kryen këtë raportim tek prokurorë të ndryshëm, me rotacion.
Ruajtja komunikimeve
Oficeri përgjegjës ruan regjistra të telekomunikimeve, të cilat ngrenë dyshime të arsyeshme për veprimtari të papërshtatshme apo kriminale, por të gjitha regjistrimet apo shënimet e tjera i shkatërron brenda 3 ditësh, me përjashtim të rasteve kur ruajtja e tyre urdhërohet me shkrim nga një prokuror apo gjykatë. Oficeri Përgjegjës raporton shkelje të etikë së gjyqtarëve apo prokurorëve Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Oficer emërohet një hetues i vetëm me short për një mandat 2 vjeçar, pa të drejtë riemërimi të menjëhershëm. Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, në prezencë të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe Kryetarit të Gjykatës së Shkallën së Parë për Anti-Korrupsionin dhe Krimin e ...