Ora News - Miratohen banesat dhe bonuset e strehimit, Veliaj: Në lista, s’ka Ministra e vrasës

2016-07-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita dhe mazhoranca në Këshillin Bashkiak u përfshinë në akuza të ndërsjella në diskutimet e projektvendimeve për banesat sociale dhe bonueset e strehimit. Sipas këshilltarëve të PD në këtë listë përfituesish janë përfshirë persona që punojnë në administratën e Bashkisë. Kryebashkiaku ka kërkuar emra konkrete, ndërsa thumboi të djathtët që në këto lista nuk janë përfshire, siç tha ai, vrasësit e 21 janarit.
Shpërndarja e 177 banesave në zonën e Shkozës dhe shqyrtimi i 76 dosjeve për bonueset e strehimit për të pastrehët, u shfrytëzuan nga mazhoranca dhe opozita në Këshillin bashkiak të Tiranës për akuza të ndërsjellta.
Pyetja e Mateo Spahos, këshilltarit të dhjathtë, nëse në këto lista janë përfshirë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, ndezi debatin e ashpër pasi Veliaj kërkoi emra konkretë dhe tha se në këto lista nuk mund të përfshiheshin vrasësit e 21 janarit.
Për këtë rast Veliaj iu referua ish-gardistit Agim Llupo, që sipas tij, ishte një ndër përfituesit e politikave të strehimit.
Pas debateve, edhe Partia Demokratike votoi pro listës emërore për banesat sociale dhe bonueset e strehimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/miratohen-banesat-dhe-bonuset-e-strehimit-veliaj-ne-lista-ska-ministra-e-vrases/

Free Traffic Exchange