Shtëpia e Bardhë ka reaguar ndaj një raporti britanik i cili kritikoi rolin e qeverisë Blair në luftën në Irak. Sipas zedhënësit të Obamës Josh Earnest, presidenti është përballur me pasojat e vendimit për të pushtuar Irakun, të cilin e ka kundërshtuar që në kohën kur ka marrë postin.