Report TV - Takimi miqësor, ambasadorët e BE-së: Ne ishim skuadër më e mirë

2016-07-19 0

Pas ndeshjes miqësore mes ambasadorëve të Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare, vijnë dhe batutat pas ndeshjes nga vetë protagonistët.

Lojtarët e ndeshjes ministrat e kabinetit qeveritar por jo vetëm janë shprehur entuziatë për këtë ndeshje.

Klosi, Veliaj janë shprehur se mesazhi që përcjell sporti është shumë i rëndësishëm. Kjo ndeshje ka përfunduar 3:3 ku për qeverinë shqiptare ka shënuar Shalsi, Tahiri, dhe Çuci.

Gjatë një interviste për Report Tv ambasadorët janë shprehur se ishin më të mirë, por gjithsesi ishte një ndeshje fantastike.

Intervistat e plota:

Ambasadori: Ishte një ndeshje e mirë dhe mendoj që ishim një skuadër më e mirë, por pësuam shumë gola.
Vlahutin: Ne ishim më të mirë dhe kishim më shumë shanse por ishte shumë argëtuese, ishte e mrekullueshme.

Gazetari: Nuk shënuat dot?

Ahmetaj: Qëllimi ishte ekipi. Në kuadër të refomës në drejtësi dolëm në barazim.

Minixstri Haxhinasto u dëmtua që në minutat e para

Haxhinasto: Pata një tërheqje që në fillim të ndeshjes dhe u desh të zëvendësohesha.

Gazetari: Nuk e treguat dot formën tuaj si futbollist?

Haxhinasto: Do doja të luaja më shumë në fakt.

Gazetari: Në formë të mirë sot?

Tahiri: Jo, e rëndësishme është që fituam. Doli 3 me 3 për ne.

Gazetari: Mbrojta çedoi sot mund të themi?

Free Traffic Exchange