http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekonomia shqiptare eshte imune ndaj daljes se Britanisë se Bashkuar nga Bashkimi Europian. Garancinë e ka dhëne Guvernatori i Bankës se Shqipërisë Genti Sjeko. Ai ka renditur edhe arsyet pse ne nuk rrezikohemi direkt nga Brexit. I vetmi rrezik është dobësimi i ekonomisë se vendeve europine, me te cilët ne jemi partner. Por ne analizat e Bankës se Shqipërisë mundësia eshte e vogël. Banka e Shqipërisë zhvilloi mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës, nga ku rezultoi se konsumatori shqiptare dhe biznesi nuk po dalin nga pesimizmi nje nga faktorët kryesor, ky i cili frenon investimet.