Siguria ushqimore në plazhe - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra pushues në plazhe, zgjedhin të blejnë produkte të ndryshme tek shitësat ambulante, pa u menduar shume për sigurinë që ofron ky lloj shërbimi. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrollin e bareve, restoranteve dhe fast-food-ve në zonat turistike, por nuk mund të bëjë asgjë për ambulantët që shëtisin në brezin e rënës. Por pjesa tjetër e njësive të shërbimit, do të pajisen nga AKU me një tabelë të veçantë, që njofton klientët për kontrollin e produkteve. Aksioni ka nisur nga Durrësi dhe sipas Ministrit të Bujqësisë Panariti, ai do të garantojë pushuesit dhe qytetarët për sigurinë e ushqimeve. Aksioni i AKU-së, do të shtrihet në gjithë vendin.