Ora News – Grabitja në Rinas, Haxhinasto: Hetimi do të zbulojë përgjegjësitë institucionale

2016-07-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas debateve mbi përgjegjësinë e ruajtjes së sigurisë në aeroportin ?Nënë Tereza?, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, u tregua i rezervuar kur u pyet mbi institucionin që duhet të përgjigjet për sigurinë. Zyrtari i lartë i qeverisë ia besoi këtë përgjigje rezultatit të hetimeve.
Haxhinasto: Ministria e Brendshme ka thënë jemi në një proces hetimi dhe ky proces hetimi do të shikojë të gjitha përgjegjësitë institucionale, të gjitha faktorët që lidhen me sigurinë në aeroportin Nënë Tereza të Tiranës. Në përfundim të këtij hetimi të gjithë ata që janë përgjegjës do të përgjigjen sipas detyrave që kanë.
Ndërkohë Policia e Shtetit dhe Aviacioni Civil vijojnë përplasjet në distancë në lidhje për përgjegjësinë instuticionale të dështimit të sigurisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitja-ne-rinas-haxhinasto-hetimi-do-te-zbuloje-pergjegjesite-institucionale/

Free Traffic Exchange