Polumbarë nga qyteti i Durrësit kanë udhëtuar sot drejt Shkopetit, aty ku në liqen një ditë më parë u gjetën dy automjete të hedhura në ujë.
Polumbarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj, ndërkohë që janë hedhur dyshime se në ujrat e këtij liqeni janë hedhur edhe automjete të tjera.
Burime pranë policisë lokale, bëjnë me dije se, dyshimet janë hedhur se automjeti i hedhur dje mund të jetë përdorur për grabitjen e Rinasit, ku u vodhën rreth 1 milion euro gjashtë ditë më parë.
Policia e Dibrës, gjatë ditës së djeshme tha se, në liqenin e Shkopetit ishin dy makina në thellësitë 18 dhe 25 metër, ku dje u nxor vetëm njëra prej tyre, ajo që ishte hedhur aty kohë më parë.