Report TV - Fotoja Rama-Obama, PD: Heshtja e Ramës është e një njeriu në krim

2016-07-19 0

Partia Demokratike, nëpërmjet nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka në një deklarate për shtyp i kërkoi Edi Ramës të mos hesht për akuzat me foton e Presidentin e SHBA, Barak Obama. Sipas Edi Palokës heshtja është mënyra që zgjedhin fajtorët, ndërsa theksoi se përveç hetimit që po bën FBI, Rama ka konsumuar tre vepra penale.

Në vijim të denoncimit të saj, Paloka tha se ky nuk është nga ato skandale që Rama mendon se do e kalojë duke e sulmuar opozitën apo mediat ndërkombëtare.