Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD i kërkoi sot kryeministri Rama që mos heshtë për akuzat me foton e Presidentin e SHBA, Barak Obama. Sipas Edi Palokës heshtja është mënyra që zgjedhin fajtorët, ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama ka konsumuar tre vepra penale.
Deklarata e Edi Palokës
Kur skandalin e 80 mijë dollarëve për një foto me Obamën e pasqyroi Reuters dhe Zëri i Amerikës, Rama tha se janë media të paguara nga Partia Demokratike.
Sot listës së mediave botërore të blera nga opozita, që shkruajnë për skandalin 80 mijë dollarësh të Ramës për një foto me Obamën, i janë shtuar dhe Washington Post, Associated Press, Daily Mail, The Guardian.
Mbarë globi e di sot dhe tregon me gisht Edi Ramën, pasi mediat më prestigjioze ndërkombëtare kanë raportuar për krimin federal që po hetohet nga FBI, krim i investuar nga shefi i rilindjes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fotoja-me-obamen-pd-rama-hesht-sepse-eshte-fajtor/