Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Historiani Turk që përbalti figurën e Gjergj Kastriotit Skëndërbeun në vendin ku ai prehet, duhet të shpallet person i padëshirueshëm dhe t?i ndalohet hyrja në vendin tonë. Përmes kësaj kërkese ka ardhur reagimi i historianëve të qytetit të Lezhës Pal Trashaj dhe Paulin Zefi. Ata e cilësojnë të papranueshme deklaratën e historianit turk që thonë se baltos figuren e heroit tonë kombëtar , duke kërkuar reagim mbarëkombëtar.
Pal Trashajm, Historian: Ky njeri është i papërgjegjshëm dhe duhet të shpallet non grada nga qeveria shqiptare dhe ky është në vazhdën e pllakatit të Sulltan Sulejmanit sepse duan ta bëjnë Lezhën Sulltan, Mahmut, Dervish, por Lezha është Lezhë dhe kur nuk do arrijnë këta njerëz që sado të marrin lekë të shkatërrojnë Lezhën dhe Shqipërinë.
Paulin Zefi, Historian: Vjen një pseudo historian turk dhe merr guximin dhe baltos figurën e Gjergj Kastriotit, pavarësisht se tek ne nuk ka asnjë ndikim, nuk ndryshon qëndrimin tonë për figurën e Gjergj Kastriotit. Një ngjarja e tillë kaq e turpshme duhet të na bëjë të reflektojmë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deklaratat-per-skenderbeun-historianet-historiani-turk-i-padeshirueshem/