Ora News – Sarandë, zhdukja e 13-vjeçares, nëna: Dyshojmë që është larguar me një bari

2016-07-19 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëna e 13 vjeçares së zhdukur mesditën e 2 korrikut në Sarandë, apelon për ndihmë për gjetjen e së bijës. Sipas 48 vjeçares, dyshimet janë tek një bari që vinte shpesh në banesën e tyre, tek i cili dyshon se se mund të jetë larguar në Greqi bashkë me adoleshenten.
Floresha Qorri nëna e 13-vjecares nga Sarandë, e zhdukur prej 4 ditësh përmes ?Ora News? i bën apel institucioneve shtetërore që të bëjnë të mundur gjetjen e të miturës. Sipas 43 vjecares dyshimet janë që adoleshentja mund të jetë larguar me një bari 33 vjeçar nga Gramshi dhe bashkë mund të jenë larguar drejt Greqise.
Floresha Qorri: Dyshoj për tek ky çobani, te Gentjan Zogu dhe me mijë për qind. Me çmë ka thënë policia këtë person nuk po e gjejnë. Është në kërkim por nuk e kanë gjetur.
Nëna e të miturës rrefen se prej largimit, nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me 13 vjecaren.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zhdukja-e-13-vjecares-nena-dyshojme-qe-eshte-larguar-me-nje-bari-33-vjecar/