Report TV - Veliaj: Jemi në krah të njerëzve në nevojë, do hapim mensa sociale

2016-07-19 0

Për festën e Bajramit të Madh, Bashkia e Tiranës shtroi sot një drekë të veçantë për disa dhjetëra familje në nevojë dhe persona me aftësi ndryshe, në mensën sociale në Laprakë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa shërbeu drekën së bashku me një grup të rinjsh, i uroi të pranishmit ?Gëzuar Fiter Bajramin? dhe theksoi se bashkia do të shtojë vëmendjen e saj për njerëzit në nevojë, duke hapur mensa të tjera sociale në qytet, veç atyre në Kombinat dhe Laprakë.

?Dua që t?ju uroj mbarësi dhe begati në familjet tuaja. Sot është një ditë e shenjtë, është dita e Bajramit dhe dua që, ashtu siç jemi mbledhur sot bashkë, të jemi bashkë gjatë gjithë vitit, në të gjitha ditët, për të kuptuar se njerëzit kanë nevojë çdo ditë për mbështetje?, tha Veliaj. Ai shtoi se puna më e rëndësishme për një bashki nuk janë llaçi, tullat, asfalti, por puna me njerëzit. Kryebashkiaku Veliaj tha se Bashkia e Tiranës, për t?i qëndruar pranë njerëzve në nevojë, ka vendosur që të hapë mensa sociale edhe në lagje të tjera të kryeqytetit, ashtu siç bëri në një vit në Kombinat dhe Laprakë.