Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mjeti i cili u gjet sot i hedhur në liqenin e Shkopetit mund të jetë përdorur për ndonjë krim. Burime të Ora News bëjnë të ditur se makina mund të jetë hedhur qëllimisht në liqen.
Kjo pistë u përforcua, pasi polumbarët konstatuan se nuk është gjetur asnjë person në makinën e hedhur në liqenin e Shkopetit.
Më herët Policia e Dibrës sqaroi se mjeti i dyshuar ka rënë në liqen me targa AA 969 ND, është në pronësi të shtetasit M.P nga Karbunara Lushnjë, dhe targat janë denoncuar të vjedhura në janar 2016.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/makina-e-rrezuar-ne-liqenin-e-shkopetit-dyshohet-se-eshte-perdorur-per-krim/