Rama: Samiti i Parisit dha mesazhe inkurajuese - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesi i Berlinit ka hapur nje epoke te re per integrimin ne Bashkimin Europian. Pas samitit te Parisit, ku morën pjese përfaqësues te vendeve te rajonit dhe nga shtete anëtare te unionit, kryeministri Edi Rama theksoi se ne te u përcollën mesazhe inkurajuese per aspirantët për t?u bere pjese e bllokut.?Sigurisht që këtu bëhet një përmbledhje e punës që është bërë sëbashku, qoftë midis qeverive në rajon, qoftë midis qeverive dhe Komisionit Europian me mbështetjen gjithmonë të pranishme të Gjermanisë dhe të Kancelares. Padyshim që ka qënë një përmbledhje inkurajuese në vazhdim të një procesi që ka çelur një epokë të re për Ballkanin dhe në mënyrë të veçantë për vendet që janë në rrugën e integrimit europian.?Nje nga projektet e miratuara ne kete samit është ai i paraqitur nga Shqipëria per rehabilitimin e hekurudhës Tirane-Durres dhe ndërtimit e degëzimit per ne Rinas me vlere 82 milionë euro, nga të cilat granti i Bashkimit Europian që u miratua është 35 milionë euro.?Në tre projektet që do të financohen pas këtij Samiti, njëri prej projekteve është projekti ynë i hekurudhave. Ne jemi shumë të kënaqur që u vlerësua maksimalisht serioziteti i treguar nga qeveria shqiptare në programimin e kësaj faze. Por akoma më shumë jemi të kënaqur që mesazhi ynë për të mos reshtur në procesin e integrimit dhe për të shkuar më tutje padyshim që pati jehonë pozitive, jo në këtë rast thjesht për ndonjë meritë, por thjesht sepse qoftë Kancelarja, qoftë Presidenti Hollande u treguan shumë të vendosur që ta çojmë përpara procesin e integrimit të vendeve tona në Bashkimin Europian.?Gjatë Samitit, kryeministrat e rajonit nënshkruan Marrëveshjen për themelimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor me seli në Tiranë. Plani i veprimit për heqjen e barrierave jotarifore dhe lehtësimin maksimal të tregtisë dhe të transportit mes vendeve të rajonit u vlerësua si një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin ekonomik. Përsa i përket energjisë, pjesëmarrësit ranë dakord mbi një udhërrëfyes për ngritjen e një tregu rajonal të energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor për të lehtësuar shkëmbimin e burimeve.