Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko teksa ka qenë në Komunitetin Mysliman, për të uruar festën e Fiter Bajramit, ka thënë se shpreson që kjo ditë të jetë ditë reflektimi për politikanët në mënyrë që të merren vesh me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe jo vetëm, për këtë festë.
?Gëzuar Fiter Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë dhe jo vetëm. Gëzuar të gjithë besimtarëve brenda dhe jashtë vendit, për të gjithë ata që kanë agjëruar, mbarësi, shëndet në familje dhe më të mirët. Ne politikanëve uroj që kjo ditë të jetë reflektim që të merremi vesh me njëri-tjetrin? tha Majko.