Ora News – Ligji për përmbaruesit, pagesa do të bëhet e ndarë në dy pjesë

2016-07-19 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pagesa e përmbaruesve privat do të realizohet e dyzuar .Projektligji është miratuar në parim nga komisioni i Ekonomisë dhe Financave dhe synon që të detyrojë përmbaruesit që të ekzekutojnë vendimin nëse duan të marin pagesën e plotë.Ministri i Drejtësisë ylli Manjani deklaroi se ky ndryshim është bërë për të rritur cilësinë e shërbimit.Për opozitën këto ndryshime nuk do të zgjidhin asgjë në thelb.Ndërkohë që shqetësim u ngrit në lidhje edhe me shërbimin public të përmbaruesve.
Qeveria ka parashikuar që të vendosë me ligj një pagesë të dyzuar për përmbaruesit si një mënyrë presioni që të përfundojnë çështjet e marra në dorëzim dhe të ekzekutojnë vendimet e gjykatave.
Projektligji është prezantuar në Komisionin e Ekonomisë nga Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili u shpreh se kjo është e vetmja mënyrë për të rritur shërbimin.
Në bazë të ndryshimet përmbaruesit do të paguhen në fillim vetëm për mbulimin e shpenzimeve dhe pjesa tjetër do të merret në momentin që ekzekutohet vendimi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-per-permbaruesit-pagesa-do-te-behet-e-ndare-ne-dy-pjese/

Free Traffic Exchange