Ora News – Arrestohen 5 shqiptarë me 25 kg kokainë të lidhur me familjen Çapja

2016-07-19 13

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi e madhe prej 25 kg kokainë është sekuestruar nga mediat italiane. Bashkë me sasinë e drogës është sekuestruar edhe 35 kg përzierës.
Kjo është sasia më e madhe e kokainës së kapur në Torino.
Operacioni është zhvilluar në Torino dhe sipas medieve italiane janë arrestuar pesë shqiptarë. Sipas gazetës italiane ?La Republica?, grupi është i lidhur me familjen Çapja nga Elbasan, e njohur jo pak në media për shkak të vrasjeve të ndërsjella.
Operacioni u ndërmor pas hetimeve për një periudhë të gjatë dhe me arrestime të mëparshme.
Arrestimi i parë është kryer më 12 maj, kur policia ka ndaluar shtetasin Sajmir Serjani, i njohur si Miri dhe sipas medieve italiane konsiderohet si një përfaqësues i ?familjes më të fuqishme kriminale shqiptare, familja Çapja nga Elbasani?.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/arrestohen-5-shqiptare-me-25-kg-kokaine-te-lidhur-me-familjen-capja-ne-elbasan/

Free Traffic Exchange