Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reforma në drejtësi ka qenë në fokus të një takimi që komisioneri për Zgjerim në BE Johannes Hahn pati me shefin e qeverisë Edi Rama, në kuadër të Samitit të Ballkanit që po mbahet në Paris.
Përmes një postimi në twitter, Hahn shkruan se pati një takim të mirë nme Kryeministrin shqiptar, me të cilin ndër të tjera ka folur dhe për proçesin e integrimit në BE të vendit tonë.
?Takimi i mirë me kryeministrin Rama. Diskutuam për rrugën e Shqipërisë drejt BE dhe reformën në drejtësi?.
Ndërkohë në Paris ka nisur sot pasdite takimi i tretë i nivelit të lartë i kryeministrave të vendeve të Ballkanit perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.
Në takim pritet të ketë një vlerësim të ecurisë së projekteve të mbështetura në Samitin e Vjenës, ku u miratuan 10 projekte të ndërlidhjes rajonale (6 në infrastrukturën rrugore e 4 në infrastrukturën energjitike).
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/hahn-diskuton-me-ramen-per-integrimin-dhe-reformen-ne-drejtesi/