Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar në Paris me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç gjatë Samitit të Ballkanit ku kanë diksutuar rreth marrëdhënieve bilaterale.
Në një prononcim për mediat, Vuçiç është shprehur se Beogradi zyrtar kërkon marrëdhënie më të ngushta me Tiranën.
Ai njoftoi se brenda dy apo tre muajve palët do të zhvillojnë një takim i cili do të mbahet me pjesmarrjen e politikanëve dhe biznesmenëve nga të dyja vendet si dhe biznesmenëve shqiptarë dhe serbë nga Kosova.
Në deklaratën e tij për mediat serbe, Vuçiç nënvizoi se prioritet do të jetë vendosja e një linje direkte ajrore Beograd-Prishtinë, çështje që do të diskutohet edhe në Bruksel.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/takohen-rama-e-vucic-prioritet-autostrada-nish-prishtine-dhe-flurimet-direkte/