Ora News - Tahiri: Policia garanton sigurinë e udhëtarëve. Të rishihet kontrata me koncesionarin

2016-07-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në deklaratën e tij të parë për ngjarjen e grabitjes në Rinas pranoi se pjesë e përgjegjësisë është dhe policia. Por përtej kësaj, ai tha se përgjegjësia kryesore bie mbi kompaninë konçensionare për të cilën propozoi heqjen e kontratës. Zyrtari i lartë i Qeverisë shmangu disa herë përgjigjen kur u pyet mbi deklaratat e zëdhënëses së Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit se policia ka qenë prezent gjatë momentit të grabitjes.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka pranuar për herë të parë se edhe policia ka përgjegjësi për grabitjen në aeroportin e Rinasit.
Por Ministri tha se akuzat nuk duhet të bien vetëm mbi policinë, por mbi institucionet që kanë përgjegjësi për ruajtjen e perimetrit ku ndodhi grabitja dhe paralajmëroi heqje të konçesionit të TIA-s.
I pyetur nga Ora News mbi deklaratat e zëdhëneses së Aeroporti të Rinasit se policia ka qenë prezent në momentin e grabitjes dhe se është njoftuar në kohë, ai shmangu përgjigjen direkte, por nuk mohoi praninë e uniformave blu.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-e-...