Rama në samitin e Parisit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë për të marrë pjesë në samitin e Parisit, në funksion të zbatimit të objektivave të ?procesit të Berlinit?, nismë e ndërmarrë nga kancelaria gjermane Merkel tre vite më parë. Gjatë samitit pritet të miratohen 3 projekte, ai per rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, per ndërtimin e segmentit hekurudhor Tiranë -Rinas dhe ai për ndërtimin e linjës hekurudhore mes Nishit në Serbi dhe Kosovës. Ne samit do të nënshkruhet marrëveshja për ngritjen e zyrës rajonale të bashkëpunimit rinor, e cila do ta ketë selinë në Tiranë. Kjo është një nismë e kryeministrit Edi Rama dhe atij serb Aleksandër Vuçiç, që synon afrimin e dy vendeve përmes shkëmbimeve kulturore mes të rinjve. Gjate qëndrimit ne Paris per samitin e Ballkanit Perëndimor, shefi i qeverise shqiptare ka patur edhe nje takim me homologun serb Aleksandër Vucic. Mediat ne Beograd transmetuan pamje te takimit, pas te cilit Vucic deklaroi se prioritet per dy vendet mbeten marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi rajonal. Kjo eshte e rëndësishme per paqen e stabilitetin ne rajon, por edhe per ekonomitë e dy vendeve. Vucic tha se pritoritete per te jane gjithashtu ndërtimi i hekurudhës Nish-Prishtine dhe vendosja e fluturimeve te kompanisë Air Serbia nga Beogradi drejt Prishtinës.